Franca mobilizon 100 mijë policë për shkak të koronavirusit

Mos i humb

Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Christophe Castaner, ka njoftuar se janë mobilizuar 100 mijë forca policore dhe të xhandarmërisë për të kontrolluar lëvizjet e qytetarëve për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Castaner tha se ata që nuk respektojnë rregullat e reja do të dënohen deri në 135 euro.

Presidenti Emmanuel Macron dje njoftoi se lëvizja do të kufizohet për 15 ditë, duke filluar nga sot.

Deri dje, Franca raportoi për 6.633 të infektuar dhe 148 të vdekur, një rritje prej 21 të vdekurve dhe 1.210 raste të reja nga virusi i njohur si Covid-19.

Virusi u shfaq fillimisht në dhjetor në qytetin kinez Wuhan dhe është përhapur në të paktën 146 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli pandemi botërore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit