Franca vendos për pasaportë shëndetësore në vende publike

Mos i humb

Në Francë Gjykata Kushtetuese ka aprovuar pasaportën shëndetësore që kërkon dëshmi të vaksinimit ose testimit negative për qasje në shumë vende publike.

Pasaporta që do të hyjë në fuqi nga e hëna, ka nxitur protesta masive ku kritikët e kanë akuzuar presidentin Emanuel Macron që po udhëheq një diktaturë shëndetësore.

Gjykata Kushtetuese tha se kufizimet e votuara në Parlament muajin e kaluar përfaqësojnë një balancë mes shqetësimeve për shëndetin publik dhe lirinë personale.

Por, mungesa e një pasaporte shëndetësore nuk duhet të bëhet pengesë për trajtimin e pacientëve, vendosi gjykata.

Gjykatësit rrezuan një dispozitë që ishte e përfshirë në Ligjin për Shëndetin, që do të lejonte punëdhënësit të largonin nga puna personat që nuk e kanë pasaportën shëndetësore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit