Franca zgjeron shtetrrethimin, Greqia bllokohen lëvizjet nga ora 00:30 deri në 05:00 të mëngjesit

Mos i humb

Itali, policia arreston 28 pjesëtarë të dyshuar të ”Camorra”-s

Policia italiane arrestoi të paktën 28 persona, të dyshuar si pjesëtarë të grupit të njohur mafioz ”Camorra”. Të arrestuarit...

PD: Raporti alarmant i FMN tregoi katastrofën me financat publike! Me Ramën, ekonomia në depresion

Partia Demokratike reagon sërish për raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të publikuar dy ditë më parë, në të cilin nënvizohej se Shqipëria...

Radhë të gjata në Kosovë për të marrë vaksinën e gripit, ndërhyn policia

Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve të Kosovës për marrjen e vaksinës kundër gripit sezonal, në Qendrën kryesore të Mjekësisë...

Avionët luftarakë izraelitë fluturojnë mbi Bejrut, shkelin hapësirën ajrore libaneze

Avionët luftarakë izraelitë shkelën hapësirën ajrore libaneze duke fluturuar mbi kryeqytetin Bejrut dhe disa zona të vendit. Banorët në...

Zgjerohen masat kufizuese në Evropë në luftën kundër përhapjes së Covid-19. Autoritetet franceze kanë konfirmuar se do të zgjerojnë shtetrrethimin në rajone të tjera. Nga mesnata e së premtes, në shtetrrethim do të futen jo vetëm qytetet por i gjithë rajoni, duke prekur  2/3 e popullsisë, së vendit.

 “Janë 54 rajone dhe një territor i jashtëm ku do të aplikohet shtetrrethimi, që do të thotë se 46 milionë qytetarë do të preken prej tij. Përhapja e virusit po përshpejtohet, ndaj na duhet të forcojmë masat që kemi njoftuar. Këto kufizime janë një barrë e rëndë, por duhet të respektohen”,– u shpreh kryeministri i Francës, Jean Castex.

Ndërkohë, ish-kryeministrja belge dhe ministrja aktuale e Jashtme, Sophie Wilmes ndodhen në terapi intensive, por është njoftuar se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në anën tjetër edhe në Greqi janë marrë masa kufizuese shtesë, për shkak të rritjes së theksuar të numrit të infeksioneve.  

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se do të ndalohet lëvizja me makinë nga ora 00:30 deri në 05:00 të mëngjesit në zonat e cilësuara si “të kuqe” apo “të verdha” në raport me numrin e rasteve me Covid-19 dhe do të aplikohet duke filluar nga nesër. Mitsotakis njoftoi se maskat do të jenë të detyrueshme në ambiente të brendshme dhe në rrugë për çdo qytetar të Greqisë.

“Maska do të bëhet e detyrueshme kudo. Jo vetëm në ambiente të brendshme, por edhe në rrugë. Sepse virusi gëlon kudo, duke mos pritur hyrjen apo daljen nga një restorant.“, Mitsotakis. 

Duke theksuar se duhet lufta e të gjithëve bashkë për të mposhtur virusin dhe për të ndaluar valën e dytë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Zvicra përditëson listën e “vendeve me rrezik”, shtohet Maqedonia e Veriut

Zvicra përditësoi listën e “vendeve me rrezik” të kufizimit të udhëtimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19). Zyra...

Nënshkruhet marrëveshja/ Shqipëria dhe Kosova do të kenë një hapësirë të përbashkët konsullore në Strugë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka njoftuar mbi marrëveshjen e nënshkruar...

Burg për dy të rinjtë, tentuan të transportonin dy bomba me telekomandë drejt Malit të Zi! Zbardhet dëshmia

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg dy personat e kapur me bomba me telekomandë në tentative për t’i trafikuar drejt Malit...

Kosovarët pushtojnë pikën kufitare të Morinës për një fundjavë në Shqipëri

Mëngjesin e kësaj të shtune, pika kufitare e Morinës ka pasur një fluks të lartë mjetesh që drejtoheshin nga qytetarë kosovarë.

Më shumë arsye për të kaluar në IQOS?

Në javën e parë të korrikut 2020, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Shteteve të Bashkuara (FDA) deklaroi se tani ka autorizuar...