Francë, autobusi me nxënës ndahet më dysh. Katër viktima, 19 të plagosur

Mos i humb

Katër persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë janë plagosur, 7 prej të cilëve me plagë të rënda, pasi autobusi i shkollës me të cilin udhëtonin është ndarë më dysh, kur u godit nga një tren në Millas të Francës.

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kërkuar mes rrënojave për të nxjerrë viktimat, mes të cilëve edhe fëmijë. Nxënësit ishin të gjithë të grupmoshës 11-15 vjeç.

Përplasja fatale ndodhi në kryqëzimin hekurudhor mes Perpignanit dhe Pradesit, në rajonin Pyrénées-Orientales, në jug të Francës.

Media franceze raporton se të paktën 4 kanë vdekur dhe 7 janë në rrezik serioz për jetën, ndërsa të tjerët kanë pësuar plagë më të lehta. Të gjithë viktimat ndodheshin në bordin e autobusit.

Dëshmitarë nga vendngjarja thanë se autobusi u nda më dysh, kur u godit nga një tren në kryqëzimin hekurudhor Saint-Féliu-d’Amont.

Treni është përplasur me pjesën e pasme të autobusit, i cili dyshohet të ketë hyrë në kalimin hekurudhor edhe pse barrierat ishin duke u ulur, siç raporton “France Bleu”.

Autobusi po transportonte fëmijët e një shkolle lokale.

Ministrja franceze e Transportit, Elisabeth Borne ofroi ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre pas aksidentit. Duke shkruar në “Twitter”, ajo tha se “ishte një incident i tmerrshëm”, duke shtuar se “shërbimet shtetërore të lehtësimit janë tërësisht të mobilizuara”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit