Francë, çdo ditë 49 fëmijë abuzohen seksualisht

Mos i humb

Policia dhe xhandarmëria në Francë këtë vit raportuan se çdo ditë 49 fëmijë u abuzuan seksualisht dhe 68 fëmijë u sulmuan ose abuzuan seksualisht, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin special të radios RTL-së, thuhet se kjo radio ndoqi policinë dhe xhandarmërinë duke marrë deklarata të fëmijëve që ishin viktima të sulmit seksual për 2 javë në një qendër trajnimi të xhandarmërisë në Rosny-sous-Bois, në periferi të kryeqytetit Paris, ku u ndoq një protokoll i caktuar gjatë marrjes së deklaratave.

Në raportim thuhet se u zgjodhën pyetje të përshtatshme për psikologjinë e fëmijëve, të cilat nuk do t’i trembnin dhe nga të cilat mund të mësoheshin të gjitha detajet. Në këtë qendër çdo vit më shumë se 200 personel të xhandarmërisë trajnohen në mënyrë që të marrin deklaratat nga fëmijët viktima.

Sipas raportimit, këtë vit në polici dhe xhandarmëri çdo ditë janë raportuar 49 fëmijë që kanë qenë subjekt i abuzimit seksual dhe 68 fëmijë kanë qenë viktimë e sulmeve dhe ngacmimeve seksuale.

Në raportin e lëshuar nga Komisioni i Pavarur për Abuzimin Seksual në Kisha (CIASE), thuhet se që nga viti 1950 në kisha janë abuzuar seksualisht 216.000 fëmijë. Nëse këtu i shtojmë edhe rastet e abuzimit seksual të kryera nga punonjësit në shkollat ​​private dhe institucionet e lidhura me Kishën Katolike, thuhet se ky numër ka arritur në 330.000 dhe se abuzimi seksual në kisha është një “fenomen sistematik”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit