Francë, Macron: WFP përpjekje thelbësore në luftën kundër urisë

Mos i humb

Presidenti francez, Emmanuel Macron përgëzoi sot Programin Botëror të Ushqimit (WFP), fitues i Çmimin Nobel të Paqes 2020, për luftën e tij thelbësore për të ndihmuar rreth 700 milionë persona që vuajnë nga uria.

“Sot, 690 milionë persona vuajnë nga uria në botë. WFP siguron mbështetje sa më shumë që është e mundur. Kjo luftë është thelbësore”, shkroi në Twitter ai.

“Franca po kontribuon dhe do të vazhdojë ta bëjë, për të mbështetur WFP, e cila financohet plotësisht nga kontribute vullnetare”, siguroi Macron.

Sipas WFP, vitin e kaluar ajo ndihmoi 97 milionë persona në 88 vende dhe shpërndau 15 miliardë racione ushqimore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit