Francë: Në 24 orët e fundit janë raportuar 209 raste me koronavirus

Mos i humb

Ministria franceze e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë raportuar 209 raste të konfirmuara me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend është rritur në 210.728.

Në spital po trajtohen gjithsej 22.569 pacientë të testuar pozitiv ndaj koronavirusit, prej të cilëve 2.776 janë në kujdes intensiv.

Në 24 orët e fundit po ashtu janë shëruar 179 pacientë të tjerë, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus është 56.217.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas shifrave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, numri i të infektuarve me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 4 milionë, me mbi 280 mijë të vdekur dhe pothuajse 1.4 milionë të shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit