Francë : Raportohen 330 viktima të tjera nga COVID-19.

Mos i humb

Franca ka regjistruar sot 340 raste të reja të vdekjeve, në krahasim me 308 vdekjet që u regjistruan dje. Numri i të vdekurve në spitale është 244, ndërsa 96 persona kanë vdekur në shtëpitë e pleqve. Numri i përgjithshëm i të vdekurve në spitale është 16.060, ndërsa në shtëpitë e pleqve 9.471.

Numri i të hospitalizuarve sërish ka shënuar rënie dhe tani qëndron në 24.775, që është një ulje prej 773 në krahasim me ditën e djeshme. Numri i personave në kujdes intensiv shënoi ulje prej 266 pacientëve dhe tani është 3.430.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Francë tani është 25.531, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara është 132.967.

Pavarësisht ashpërsisë së virusit, shumica e atyre që infektohen me COVID-19 vuajnë vetëm simptoma të lehta para se të shërohen. Që nga fillimi i përhapjes së virusit në Francë janë shëruar 52.736 pacientë.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, në mbarë botën janë konfirmuar mbi 3.6 milionë raste COVID-19, prej të cilëve rreth 255 mijë kanë vdekur dhe mbi 1.18 milionë janë shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit