FRANCË – Zjarret shpërthejnë në Korsikë, evakuohet një manastir

Mos i humb

Zjarret në pyje shkatërruan më shumë se dy kilometra katrorë tokë në ishullin francez të Korsikës në Mesdhe gjatë natës, thanë sot zyrtarë lokalë.

Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin shkroi në Twitter se ”manastiri i Corbaras, në veri të ishullit, u evakua për shkak të zjarrit”.

Rreth 200 zjarrfikës ishin në zonë.

Brigada e zjarrfikësve tha dje se një zjarr shpërtheu edhe në qytetin verior të Korsikës, Pigna.

Erërat e forta kanë ndezur flakët.

Sipas raportimeve të mediave franceze, fillimisht kishte pasur dy zjarre jo shumë larg njëri-tjetrit, të cilat më pas u bashkuan në një.

Kreu i këshillit ekzekutiv të Korsikës, Gilles Simeoni, shkroi në Twitter se ”dy zjarret u shkaktuan nga zjarrvënia”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit