“Frika më e madhe e gjermanëve, kriza e refugjatëve dhe Trump”

Mos i humb

Kriza e refugjatëve dhe politikat e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump janë frika më e madhe e gjermanëve, tregon sondazhi i fundit i publikuar sot.

Sipas këtij sondazhi, 56 për qind e të anketuarve nga kompania e sigurimeve R+V Versicherung thanë se ata kryesisht ishin të shqetësuar se kriza e refugjatëve do ta përmbysë shtetin.

Tensionet e mundshme me emigrantët radhiten si frika e dytë më e madhe e gjermanëve.

Ndërsa 55 për qind e të anketuarve thanë se ishin të shqetësuar se bota do të bëhej një vend më i rrezikshëm për shkak të politikave të Trumpit, shkruan aa. Frika nga terrorizmi ka rënë në 44 për qind këtë vit, nga 59 për qind në 2018 dhe 71 për qind në 2017.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit