Frika nga pandemia, diaspora solli në Kosovë mbi 606 milionë euro për tetë muaj

Mos i humb

Festa e Pavarësisë/ Lavrov uron Ramën dhe kërkon bashkëpunim: Aktivizimi i kontakteve midis MPJ-ve do kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve

Një tjetër mesazh urimi nga Rusia me rastin e festës së Pavarësisë. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i ka dërguar një...

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, miq të dashur shqiptarë!”, ambasadorja e SHBA: Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur!

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka uruar me një mesazh shqiptarët në festën e Pavarësisë. Duke iu drejtuar shqiptarëve si miq...

Gënjeu për Iphone/ Italia, gjobë “të çmendur” apple-it

Italia e ka gjobitur Apple-in me 10 milionë euro për shkak të disa pretendimeve të konsideruara si mashtruese nga klientët të cilëve...

Osmani merr një vendim tjetër, anulon të gjitha konkurset në kuadër të Zyrës së Presidentit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka marrë edhe një vendim të ri. Osmani ka...

Situata e me pandeminë COVID-19, bëri që diaspora të mos mund të vijë këtë vit në Kosovë, mirëpo pavarësisht kësaj, ata dërguan mjaftë para në shtetin e tyre.

Për shkak të pandemisë COVID-19, gjatë këtij viti bashkatdhetarët nuk kanë mundur të vijnë në Kosovë sikurse në të kaluarën. Mirëpo, pavarësisht kësaj ata janë përkujdesur që të sjellin mjaftë para në Kosovë, duke e vërtetuar edhe një herë që investojnë në vendin e tyre.Në një përgjigje për lajmi.net, nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), kanë bërë të ditur se nga janari deri në muajin gusht të këtij viti, mërgata ka dërguar plotë 606.5 milionë euro.

Sipas BQK-së, këtë vit remitencat nga mërgata kanë qenë për 53.4 milionë më shumë se në periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar.“Në periudhën janar-gusht 2020, vlera e remitencave arriti në shumën prej 606.5 milionë euro. Kjo vlerë është për 53.4 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ku remitencat ishin 553.1 milionë euro. Referuar shumës prej 606.5 milionë, 88.8 milionë euro u dërguan përmes bankave komerciale, 433.2 milionë euro u dërguan përmes agjencive për transferim të mjeteve si (Ëestern Union, MoneyGram Kosovë, e të ngjashëm). Gjithashtu, 84.5 milionë euro u dërguan përmes kanalit joformal (p.sh. bartje e parave në xhepa)”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.Po ashtu BQK-ja ka bërë të ditur se më së shumti para janë dërguar nga Gjermania, Zvicra, Austria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca.

“Sa i përket shteteve prej nga dërgohen më së shumti remitenca, prijnë ato gjermanofolëse (Gjermania, Zvicra, Austria), pastaj SHBA-ja dhe Franca”, kanë bërë të ditur për lajmi.net nga BQK-ja.Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, më së shumti para janë dërguar në muajin maj.Në maj të këtij vitit, diaspora kishte dërguar në Kosovë plotë 104 milionë dhe në muajin korrik 92.3 milionë euro.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Sërish shifra të larta, 17 humbje jete dhe 705 raste të reja me COVID-19

Ne 24 oret e fundit jane regjistruar 705 raste të reja dhe 17 humbje jete.NJOFTIMI I MSH Ministria e...

Covid-19 në Gjykatën e Lezhës, pezullohet pjesërisht puna

Covid-19 ka prekur edhe punën e gjykatave. Së fundi gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka pezulluar pjesërisht punën pasi covid 19 ka...

Kosova regjistron 14 viktima dhe 555 të infektuar me koronavirus në 24 orë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërkurën 555 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,340 mostrave.

Lleshaj njofton hapjen e 6 zyrave të reja të aplikimit për dokumente biometrike jashtë Shqipërisë. Ja çfarë duhet të dini

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte sot për inspektim në zyrën e aplikimit për dokumente biometrike, në Njësinë Administrative nr. 6, Kombinat.

Krim i organizuar dhe prodhimi e shitje droge, OFL ‘u shkon në shtëpi’ dy të dënuarve

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë dy të dënuarve më parë. Ata janë Sh. L.,...