Frikë në Azi, Kina rrethon Tajvanin me ushtri, anijet amerikane nisen drejt ishullit

Mos i humb

Situata mes Kinës dhe Tajvanit është nxehur shumë dhe analistët ushtarakë nuk përjashtojnë një pushtim ndaj ishullit gjatë ditëve në vijim. Ushtria kineze ka njoftuar për kryerjen e disa manovrave ushtarake në ujërat përreth Tajvanit duke e rrethuar tërësisht ishullin me anije, ndërkohë që në tokë janë vendosur sisteme raketore balistike, të cilat janë vënë në veprim sot.

Disa raketa janë lëshuar në drejtim të ujërave territoriale të Tajvanit si pjesë e stërvitjes kineze, ndërkohë që ishulli ka vënë në veprim sistemet anti-raketore.

Ndërkohë, ushtria amerikane është vënë në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë ishullit që e mbështet prej gati 7 dekadash.

Aeroplanmbajtësja “USS Ronald Reagan” është nisur nga Filipinet në drejtim të Tajvanit për të ndaluar çdolloj kërcënimi ndaj ishullit raporton BBC.

Raketat balistike

Kina lëshoi disa raketa balistike Dongfeng në ujërat përreth brigjeve verilindore dhe jugperëndimore të Tajvanit, duke filluar nga ora 13:56 me orën lokale (06:56 GMT), sipas agjencisë së lajmeve Reuters, e cila citon një burim në ministrinë e mbrojtjes së Tajvanit.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se kishte aktivizuar sistemet përkatëse të mbrojtjes në përgjigje të nisjes, duke shtuar se dënonte veprimin irracional të Kinës, i cili shkatërroi paqen rajonale, tha Reuters.

Çfarë ka ndodhur sëfundmi?

Nëse sapo jeni informuar mbi këto ngjarje, më poshtë ju sjellim të përmbledhura zhvillimet e deritanishme:

Kina ka lëshuar disa raketa balistike Dongfeng në ujërat rreth brigjeve verilindore dhe jugperëndimore të Tajvanit

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se kishte aktivizuar sistemet e mbrojtjes përkatëse në përgjigje të nisjes, sipas një raporti të Reuters

Stërvitjet me zjarr të të vërtetë nga Kina filluan në orën 12:00 me kohën lokale (04:00 GMT) dhe do të përfundojnë të dielën.

Marina amerikane po dërgon një aeroplanmbajtëse drejt Tajvanit, në atë që thotë se janë “operacione normale, të planifikuara”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit