Frikë në Berlin, policia evakuon stacionin e trenit

Mos i humb

Stacioni i Kopshtit Zoologjik të Berlinit është evakuuar dhe trenat janë ndalur.

Pamjet e shpërndara nga media gjermane tregojnë një re të madhe tymi që del nga stacioni.

Sipas informacioneve të para, ka të paktën një person të plagosur. Policia e Berlinit ka dhënë njoftimin për ngjarjen në Twitter dhe ka bërë të ditur se janë evakuar 250 pasagjerë.

Zjarrfikësit dhe policia janë në punë në vendngjarje.

Gatishmëria kundër terrorizmit mbetet e lartë. Vitin e kaluar, më 19 dhjetor, ndodhi sulmi në tregun e Krishtlindjeve, me ISIS që mori përsipër përgjegjësinë, me 12 të vdekur e 56 të plagosur./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit