FRONTEX ndihmon Greqinë në shkeljen e ligjit ndërkombëtar të azilkërkuesve

Mos i humb

Pamjet e fundit tregojnë forcat kufitare të Bashkimit Evropian (BE) duke ndihmuar Gardën Bregdetare Greke në bllokimin dhe kthimin prapa të azilkërkuesve që arritën në ujërat territoriale greke në vend që t’i ndihmonin ata.

AA ekzaminoi pamjet e marra nga autoritetet turke më 8 qershor 2020 në Detin Egje, jashtë qytetit Ayvacık të provincës Çanakkala.

Pamjet tregojnë elemente detare të Agjencisë Evropiane Kufitare (FRONTEX), së bashku me Gardën Bregdetare Greke, të cilët në vend që t’i shpëtojnë ata kthejnë prapa azilkërkuesit që arritën në ujërat territoriale greke me anije.

FRONTEX ndihmon rojet bregdetare greke të shkelin ligjin ndërkombëtar.

Elementët e FRONTEX-it mund të shihen duke bllokuar rrugën e anijes, pas së cilës forcat greke mbërrijnë dhe heqin rezervuarin e saj të karburantit si dhe në mënyrë të paligjshme e kthejnë prapa në ujërat territoriale turke varkën e azilkërkuesve.

– Elementet e NATO-s dëshmojnë incidente

Një anije gjermane që po patrullonte në kuadër të elementeve të NATO-s në rajon që synojnë të frenojnë migracionin e parregullt, dëshmuan incidentin.

Gjatë incidentit, Roja Bregdetare Turke dekretoi situatën dhe i tha Gardës Bregdetare Greke përmes radios se Turqia do ta paraqesë rastin në platformat ndërkombëtare.

– Shkeljet greke tërheqin zjarrmi

Shkeljet e ligjeve ndërkombëtare nga ana e Greqisë, ligjit ndërkombëtar detar, ligjit dhe rregulloreve të BE-së, si dhe marrëveshjen Turqi-BE të vitit 2016, po kritikohen për kthimin prapa të azilkërkuesve qoftë nga toka apo deti, për torturimin dhe keqtrajtimin e azilkërkuesve, konfiskimin e sendeve të tyre personale, rrezikimin e jetës së tyre dhe madje shkaktojnë edhe vdekjen e tyre.

Vlerësohet se gjatë tri viteve të fundit, mbi 70 mijë azilkërkues janë kthyer prapa në Turqi nga Greqia.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR), Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM), Këshilli i Evropës, Parlamenti Evropian dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar të gjitha pengesat e Greqisë dhe kanë kërkuar hetime për këto incidente.

Komisioni i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme ka kërkuar nga Athina të shpjegojë kthimet prapa të azilkërkuesve. Deputetët po ashtu kanë bërë thirrje për një hetim.

Më 6 korrik, Ylva Johansson, komisare e BE-së për punët e brendshme tha se ka raporte të shumta për azilkërkuesit që po kthehen prapa nga Greqia.

“Kthimet prapa janë kundër ligjit të BE-së. Ne nuk mund t’i mbrojmë kufijtë tanë evropianë duke shkelur vlerat tona. Kërkoj nga autoritetet greke të gjurmojë të gjitha aktivitetet e paligjshme dhe të kryejnë hetimet e nevojshme. Çdokujt mund të mos i jepet azil, por ne duhet t’i trajtojmë të gjithë në përputhje me vlerat tona”, tha Johansson.

– Shkeljet greke me FRONTEX-in në media

Mediat ndërkombëtare disa herë kanë kapur Greqinë duke kthyer prapa azilkërkuesit.

Sipas medias britanike “The Guardian” dhe asaj holandeze “De Correspondent”, FRONTEX nuk është vetëm spektator i kthimit të azilkërkuesve nga Greqia, por edhe ndihmon në mënyrë aktive këto veprime të paligjshme.

Jens Moller, një personel danez me operacionin e FRONTEX-it në Egje, konfirmoi pretendimet e mediave.

Në një radio daneze, Moller tregoi një incident kur ata njoftuan selinë operacionit të FRONTEX-it se kishin gjetur 33 azilkërkues që kërkonin të arrinin në brigjet e Greqisë.

Ai tha se zyrtarët e operacionit urdhëruan që “t’i kthejnë refugjatët në gomone dhe t’i dëbojnë ata nga ujërat greke”.

Ata e refuzuan urdhrin, tha Moller, pasi do të rrezikohej jeta e refugjatëve.

Moller tha se pas rezistencës së madhe, urdhri u revokua dhe azilkërkuesit u dërguan në Greqi.

Chris Borowski, një zëdhënës i FRONTEX-it, për AA tha se oficerët e FRONTEX-it janë të detyruar të raportojnë shkelje të të drejtave të njeriut që hasin në terren, por ato nuk kanë marrë ndonjë raport të tillë.

“Ne refuzojmë të gjitha pretendimet se FRONTEX është i përfshirë në kthimin prapa. FRONTEX është i përkushtuar me vendosmëri në zbatimin e kontrollit kufitar në bazë të standardeve më të larta. Operacionet dhe oficerët tanë kurrë nuk kanë qenë të përfshirë në kthimin prapa që është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar”, tha Borowski.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit