Njihuni me pasojat e përdorimit të tepërt të antibiotikëve

Mos i humb

Afganistan, vriten 2 civilë në një sulm me minahedhës

Së paku dy civilë e kanë humbur jetën gjatë një sulmi me minahedhës në provincën afgane Kunduz. Zëdhënësi i...

Pamje rrënqethëse në Irak, Covid-19 kthen shkretëtirën në varrezë

Në Irak, koronavirusi është shndërruar në armikun më të madh me të cilin përballën familjet atje. Numri i rasteve...

Ryshfet policit, arrestohet 41- vjeçari në Kurbin, transportonte rërë nga lumi Mat

Një 41- vjeçar është arrstuar pasi me kamionin tip ‘’Scania’’ u kap duke transportuar inerte të marra nga shtrati i lumit Mat.

Dërgesa të reja të armëve vijnë për forcat e Haftarit

Gjeneral Abdulhadi Dirah, zëdhënësi i njësisë së përbashkët të operacioneve Sirte-Jufra të ushtrisë libiane, tha se duke mbajtur municion ushtarak, aeroplanët e...

Antibiotikët janë barna të rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Roli dhe përfitimi i penicilinës dhe antibiotikëve të tjerë në eliminimin e infeksioneve bakteriale dhe parandalimin e shpërndarjes së sëmundjeve, është i vlerësuar dhe i pamohueshëm.

Megjithatë, sipas të dhënave në kohët e sotme disa medikamente që dikur kanë qenë të suksesshme në trajtimin e infeksioneve, nuk janë më efikase. Kur një antibiotik nuk funksionon siç duhet kundër një bakteri të caktuar, atëherë ky i fundit rezistencë ndaj ilaçit. Rezistenca ndaj antibiotikëve është një nga çështjet më shqetësuese shëndetësore në mbarë globin.

Çfarë E Shkakton Rezistencën Ndaj Antibiotikëve
Bakteret i rezistojnë antibiotikëve si pasojë e ndryshimit të pësuar në kohë. Çdo bakter që i mbijeton një trajtimi me antibiotikë mund të shumohet dhe e gjithë kolonia të marrë aftësinë e rezistencës ndaj ilaçit.

Përdorimi I Tepruar I Antibiotikëve
Përdorimi i tepërt i antibiotikëve është shkaktar i fortë i rezistencës ndaj antibiotikëve. Sipas studimeve, një e treta ose një e dyta e sasive të antibiotikëve të përdorur nga njerëzit është krejt e panevojshme. Antibiotikët trajtojnë infeksione bakteriale dhe jo infeksione virale. Shembuj të këtyre të fundit janë e ftohura, gripi, bronshiti, kolla, infeksionet e veshit, sinozitit.

Marrja e antibiotikëve kur keni një infeksion viral nuk e shëron atë, nuk parandalon sëmundjen e njerëzve të tjerë, mund të ketë efekte anësore dhe të shkaktojë rezistencë ndaj antibiotikëve. Kur ju jeni prekur nga një infeksion viral, antibiotiku sulmon bakteret e gabuar që nuk shkaktojnë sëmundje. Për më tepër, studimet mjekësore theksojnë se infeksionet që nxiten nga bakteret që u rezistojnë ilaçeve mund të shkaktojnë sëmundje të tjera më afatgjatë. Pacienti mund të ketë nevojë të shtrohet në spital, mund të kërkojë më shumë kohë për tu shëruar dhe të ketë nevojë për vizita tek doktori.

Roli I Juaj Në Uljen E Rezistencës Ndaj Antibiotikëve
Shmangni infeksionet nëpërmjet një higjene të mirë. Sigurohuni që fëmijët tuaj të marrin vaksinat e duhura. Përdorni vetëm antibiotikë të rekomanduar nga mjeku dhe plotësojeni të gjithë ciklin e trajtimit. Mos merrni kurrë antibiotikë të mbetur nga një kurë e mëparshme. Mos merrni kurrë antibiotikë të rekomanduar për një pacient tjetër./AgroWeb

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Dërgesa të reja të armëve vijnë për forcat e Haftarit

Gjeneral Abdulhadi Dirah, zëdhënësi i njësisë së përbashkët të operacioneve Sirte-Jufra të ushtrisë libiane, tha se duke mbajtur municion ushtarak, aeroplanët e...

Ministri i punëve të brendshme të Indisë pozitiv në COVID-19

Ministri i punëve të brendshme të Indisë, Amit Shah, tha sot se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19)...

Libi, 55 migrantë të parregullt ndalohen në bregdetin e Mesdheut

Të paktën 55 migrantë të parregullt të kombësive të ndryshme janë ndaluar në bregdetin e Detit Mesdhe të Libisë, njoftoi sot Ministria...

Pandemia detyron Kaliforninë të lirojë 8 mijë të burgosur

Për shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19, kryetari i bashkisë së Los Anxhelosit Eric Garcetti njoftoi se mund të...

Itali/ Tetë humbje jete dhe 239 raste të reja në 24 orë

Italia ka regjistruar 239 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa tetë persona kanë humbur jetën, një shifër...