Çiftja është në akuzë nga SPAK, për fshehje pasurie dhe falsifikim.
Me ndryshimet e reja të Kodit të Procedurës Penale kur kërkohet gjykim i shkurtuar dhe pranohet kërkesa kalohet direkt në diskutimet përfundimtare dhe gjyqtari i seancës paraprake kthehet në gjyqtar themeli.
“Etleda Çiftja, e akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentit”, në formën e përdorimit, parashikuar nga neni 186 paragrafi i parë i K.Penal dhe “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i K.Penal.”
Sipas SPAK, nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Etleda Çiftja, në deklaratën me nr 14568 indeksi, datë dorëzimi 17.07.2017, ka kryer deklarim të rremë te pasurisë, e konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie pranë ish-Banka Emporiki – Shqipëri sh.a.



