Fshehu një apartament, dërgohet për gjykim ish-kreu i Kushtetueses, Bashkim Dedja

Mos i humb

GJKKO ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për kalimin për gjykim të çështjes së ish-krut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. SPAK i përfundoi hetimet që në verën e vitit të shkuar dhe e dorëzoi dosjen në GJKKO, e cila ka vendosur sot për fillimin e gjykimit.

Dedja akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka për detyrimin ligjor deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë.foto galeri Bashkim Dedja ishte ndër emrat e parë të shkakuar nga Sistemi i Drejtësisë pas fillimit të funksionimit të organeve të vettingut. Në vendimin e atëhershëm, KPK konstatoi se Dedja nuk justifikonte donte pasurinë, specifikisht një pronë që kishte në Tiranë me të vëllanë. Më pas, SPAK nisi hetimet duke zbuluar se ai kishte edhe një pronë në Golem.

VENDIMI I GJKKO-së 

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.8, datë 20.4.2021, vendosi:

• Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

• Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit