Furnizoi me heroinë dhe kokainë të renë greke, Policia greke në kërkim të shqiptarit, rrëfehet 25-vjeçarja: Si u njoha me Xhaferrin

Mos i humb

Nje 26-vjecare greke, nenë e një fëmijë të mitur u arrestua disa ditë më parë nga policia greke duke transportuar 10 kg 354 gram heroinë dhe 533 gram kokainë nga Athina drejt Selanikut. E reja u kap në stacionin e trenit në Selanik teksa e kishte fshehur drogën në një valixhe ngjyre roze, të ndarë brenda në 22 pako.

Policia tha se shpalli në kërkim një 24-vjecar me shtetësi greke si personin që kishte furnizuar të renë greke, por dëshmia e saj nxjerr në skenë se realisht furnitori 24-vjeçar pavarësisht shtetësisë, rezulton shqiptar rom me emrin “Xhaferr”. 26-vjecarja e papunë nga lagjia “Kolono” e Athinë u shpreh para hetuesve: “Jam një nënë beqare me një djalë katër vjeç dhe jetoj në Sepolia të Athines. Prej dy viteve të fundit nuk kam pasur punë të përhershme, për pasojë po përballem me probleme financiare. Pranoj akuzën e trafikut të drogës, të cilën e kam kryer për llogari të një personi me origjinë shqiptare – rom, i quajtur Xhaferr.

E kam njohur personin rreth gjashtë muaj më parë në Athinë, nëpërmjet miqve të përbashkët. Pas pak filluam komunikimin, me mesazhe dhe telefonata, përmes aplikacionit “WhatsApp”. Xhaferri më pyeti për herë të parë, në shkurt të 2022, nëse isha i interesuar të transportoja sasi droge për llogari të tij, brenda territorit grek, por unë refuzova. Pasditen e datës 7 maj 2022, Xhaferri më dërgoi një mesazh përmes aplikacionit “WhatsApp” në celularin tim dhe u takuam më vonë në një park pranë stacionit të Athines në Sepolia. Aty Xhaferri më pyeti nëse mund të gjeja një shofer që të më transportonte një valixhe që do të më jepte ai për në Selanik, pa përmendur përmbajtjen e valixhes. Tarifa ime për transportimin e valixhes siç më njoftoi ai do të ishte shuma prej 1100 €. Të nesërmen, 8 maj 2022, e njoftova me sms, përmes aplikacionit “WhatsApp”, se nuk gjeja shofer dhe se për një taksi që më kërkoi të më çonte në Selanik, kërkonte një tarifë prej 600 €. Në orët e mëngjesit të datës 9 maj 2022, pas mesazheve që shkëmbyem me Xhaferrin, u takuam sërish në stacionin e Athines, ku hipa në një automjet gri dhe shkuam së bashku në Stacionin e Larisës ku më njoftuan se do të shkoja për në Selanik me tren”, shprehet e reja ne dëshminë e saj, ndërsa theksoi se gjatë udhëtimit kanë biseduar me shqiptarin përmes “Whatsapp”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit