G7: Sanksione të reja për të dobësuar makinerinë ruse të luftës

Mos i humb

G7-a ka rënë dakord për sanksione të reja për të dobësuar makinerinë luftarake të Rusisë, sipas një deklarate nga udhëheqësit e G7-s, të mbledhur në Hiroshima, kushtuar Ukrainës.

”Për të reduktuar të ardhurat e Rusisë nga eksporti i diamante, ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë për të kufizuar tregtimin dhe përdorimin e diamanteve, të përpunuara ose të prodhuara në Rusi, duke u angazhuar me partnerët kryesorë në mënyrë që të sigurohet efektiviteti i zbatimit të masave edhe nëpërmjet teknologjive të gjurmimit”, tha G7-a.

G7 i kërkon Rusisë t’u japë fund sulmeve të vazhdueshme dhe të tërhiqet menjëherë, plotësisht dhe pa kushte nga i gjithë territori i Ukrainës.

”Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare”, theksoi ajo.

”Një paqe e qëndrueshme nuk mund të realizohet pa tërheqje të plotë dhe të pakushtëzuar të trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse”, lexohet në deklartën e G7-s

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit