Zgjedhja e Bardhit, Berisha: Nuk njohim asnjë strukturë paralele

Mos i humb

Kryetari i grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se nuk njeh asnjë lloj strukture paralele të PD-së, ndërsa i ftoi të gjithë deputetët të ulen dhe të diskutojnë.

Pas zgjedhjes së Gazment Bardhit kryetar të grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se nuk ka asnjë koment për këtë, ndërsa ftoi të gjithë deputetët e PD të bashkohen dhe të vazhdojmë betejën për zgjedhjet e lira.

“Ne jemi të hapur ndaj tyre, por ka rregulla, ka statute”, tha ai.

Berisha theksoi se statuti i PD-së do zbatohet dhe analiza do jetë e plotë, por fillimisht do të mbrohet vota.

“Problemi i karriges është i zgjidhur me statutin e PD-së. Kryetari që humbet zgjedhjet, kalon në votëbesim. Kjo do ndodhë edhe me zgjedhje të vjedhura. Unë nuk kam nevojë për asnjë lloj alibie se statuti do të zbatohet pikë për pikë. E gjithë përpjekja ime bëhet si një detyrim ndaj demokracisë dhe ndaj të gjithë atyre qytetarëve që kanë votuar kundër sistemit ose që kanë pasur frikë të votojnë ndaj tij. Një shoqëri që nuk zhvillon zgjedhje të lira, nuk ka të ardhme”, tha Berisha.

Berisha siguroi se do të bëhet analiza e PD-së në të gjitha nivelet, për të gjithë problematikën dhe përgjegjësitë.

“Do bëhet më transparente dhe më e fortë se asnjëherë tjetër, me qëllim përsosjen e punës për një reformim të mëtejshëm të kësaj force politike. Çdo demokrat duhet ta dijë se kjo është detyrimi ynë madhor para çdo zgjedhësi shqiptar. Por për kohën që ne mbrojmë votën, të gjitha energjitë tona janë të përqendruara në mbrojtjen e votës.
Dhe ky nuk është një proces i lehtë”, shtoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit