Gana, zbulohet mineral i litiumit

Mos i humb

Në Gana të Afrikës Perëndimore është zbuluar mineral i ri i litiumit.

Sipas lajmeve të publikuara nga mediat kombëtare, në deklaratën e kreut Ekzekutiv të Komisionit për Minerale të Ganës, Kwaku Addai Antwi Boasiako, thuhet se në rajonet Ashanti, Volta dhe Western të vendit është zbuluar mineral i litiumit.

Duke bërë të ditur që kanë filluar punimet në sipërfaqen ku është gjetur litiumi, Boasiko theksoi se po merren dhe masat e sigurisë që në rajonet në fjalë të mos hynë minatorët ilegalë.

“Litiumi, do të luajë rol të madh në sektorin e automjeteve elektronike në vend” – u shpreh Boasiko duke pohuar që litiumi i zbuluar do të kontribuojë në ekonominë e vendit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit