Gara në LDK bëhet më e vështirë: Paralajmërohet “rikthimi” i Isa Mustafës

Mos i humb

Djali i kreut aktual të LDK-së, Besnik Mustafa ka dhënë mesazhe të reja sot pas shpalljes së kandidaturës së Fatmir Sejdiut e Agim Veliut.

Ai ka publikuar një foto me Isa Mustafën dhe ka shkruar se janë të disponuar për sfidat e radhës.

“Të disponuar për sfidat e rradhës ✔️”. Ky është mesazhi i djalit të Isa Mustafës, Besnikut, pasi shpalljes së kandidaturës për Kryetar të LDK’së nga Fatmir Sejdiu.

Bashkë me mbishkrimin se janë të gatshëm për sfida, Besnik Muystafa ka publikuar foto bashkë me Mustafën, i cili javën e kaluar ishte në Gjermani për pushime e kontrolle mjekësore.

Sot Fatmir Sejdiu ka treguar se do të jetë kandidat i LDK’së për Kryetar.

Të shtunën, edhe Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti nuk e ka mohuar mundësinë që t’i hyjë garës për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit