Gara për Këshillin Kombëtar të PD, mes kandidatëve dhe mjeku i njohur Ilir Alimehmeti

Mos i humb

Në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit që do të mbahet nesër 1100 delegatët do të zgjedhin dhe 150 anëtarët të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Në listën me 420 emra kandidatësh, ka dhe figura shumë të njohura për publikun.

Njëri prej tyre është dhe mjeku i njohur, epidemiolog Ilir Alimehmeti.

Ai ka qenë një nga zërat më të fortë gjatë dy vjetëve pandemi të COVID-19, duke u bërë shumë i dashur për qytetarët me këshillat e tij, Alimehmeti renditet i 220-ti në listën e kandidatëve.

foto galeri

foto galeri

foto galeri Vetëm dy ditë më parë Alimehmeti u shfaq në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha në bashkëbisedimin me pedagogë mbi sfidat e arsimit të lartë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit