Gara për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli dorëzon kërkesën: Gara është asimetrike, unë do e përballoj me vlera

Mos i humb

Fatbardh Kadilli ka shkuar sot në selinë blu për të dorëzuar kandidaturën e tij për kreun e Partisë Demokratike.

Pasi ka depozituar kërkesën në një prononcim për mediat Kadilli tha se kjo garë është asimetrike ndërsa shtoi se i ka qëndruar besnikë PD.

“Dorëzova edhe formalisht kërkesën për kandidimin për kreun e PD-së. Është një moment shumë i rëndësishmë në PD, është një moment kthese.

Ndonëse është një garë asimetrike sa i përket mjeteve në dispozicion të kandidatëve.

Ne kemi kryetarin që nuk del nga zyra. Por ka dhe një asimetri tjetër, është asimetria morale në të cilën ndjehem shumë herë më superior.

Vij në këtë garë dhe ballafaqohem me vlerat, zotësia për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësia e demonstruar në 30 vite për të qenë besnikë me institucionin e PD-së, jam njeriu që kam kontribuar me pastërti, nuk do të tradhëtoj asnjë nga demokratët edhe në këtë proces“, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit