Vetëm me një çantë shpine! Pamjet kur mashtruesi turk niset nga aeroporti i Stambollit drejt Tiranës

Mos i humb

Mediat turke kanë publikuar disa pamje të reja që vijnë nga aeroporti i Stambollit dhe ku pronari i “Thodex”, Faruk Fatih Özer arratiset nga vendi.

Vetëm me një çantë shpine, Faruk Fatih Özer mbërrin në aeroportin e Stambollit me një makinë të zezë, të martën, më 20 prill. Sapo ora shënoi 17:15, ai u fut brenda dhe dorëzoi pasaportën në sportelin e biletave.

Më pas destinacioni do të jetë Shqipëria ku dyshohet se fshihet super-mashtruesi i kriptmonedhave.

Vlen për t’u përmendur se 27-vjeçari nuk pati kontakt me asnjë person gjatë qëndrimit të tij në aeroport dhe se gjithë kohën u paraqit i qetë për të mos tërhequr vëmendje.

Rikujtojmë se 27-vjeçari Özer është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike bitcoin që kap vlerën rreth 2 miliardë dollar.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit