Gara për vaksinën anti-COVID, Sinovac Biotech rezulton efektiv në fazën e mesme

Mos i humb

Pas sukseseve të ditëve fundit në lidhje me vaksinën anti-covid vijnë lajme të mira edhe nga Kina, e cila premton se do të ketë një vaksinë efektive ndaj COVID-19.

Vaksina e Sinovac Biotech ka rezultuar e suksesshme në dy fazat e para të trajtimit pasi ka shkaktuar një përgjigje imunitare në rreth 700 të testuar. Në rast se edhe kjo vaksinë rezulton efektive në fazën përfundimtare, atëherë botës supozohet t’i shtohet edhe vaksina e katërt efektive ndaj COVID-19.

E para ishte Rusia që me vaksinën ‘’Sputnik V’’ ia kishte dalë të krijonte një produkt kundër COVID-19, më pas kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan se kishin prodhuar një vaksinë 90 efektive dhe të hënën kompania amerikane Moderna njoftoi se kishte krijuar një vaksinë 94.5% efektive ndaj COVID-19.

Provat në fazën e vonë të vaksinës kineze po kryhen në Pakistan, Arabinë Saudite, Rusi, Indonezi dhe Brazil dhe në të janë përfshirë  gati 60,000 njerëz kishin marrë një vaksinë deri në fillim të nëntorit.

Provat e vaksinës Sinovac Biotech në Brazil u ndërprenë përkohësisht pas vdekjes së një vullnetari, e cila më pas u njoftua se nuk kishte të bënte me vaksinën.

Të paktën tre nga vaksinat po u ofrohen tashmë punëtorëve thelbësorë si pjesë e një programi emergjence, ndërsa njëra u miratua për ushtrinë kineze në qershor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit