Garda merr në mbrojtje deputeten Rudina Hajdari

Mos i humb

Garda ka marrë në mbrojtje deputeten Rudina Hajdari, pak ditë pas deklaratës së saj se është kërcënuar me jetë brenda zyrave të kuvendit.

Kryetares së grupit parlamentar ‘Demokrat’ i është caktuar një punonjës garde për tu kujdesur për sigurinë e saj fizike.

Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari njoftoi po ashtu se për këtë çështje ka nidur hetimi dhe si ministria, ashtu dhe kuvendi kanë rritur masat e sigurisë për deputetët.

Më 28 tetor, kryetarja e grupit parlamentar ‘Demokrat’ Rudina Hajdari deklaroi se është kërcënuar nga deputetë të tjerë brenda zyrës së saj në kryesinë e Kuvendit.

Deputetja Hajdari tha se për këtë ngjarje i ka dërguar një shkresë zyrtare Zoti Ruçi, i cili lajmëroi se ia ka përcjellë letrën Ministrisë së Brendshme.

Ajo nuk përmendi emrin e deputetit i cili e ka kërcënuar por gjatë fjalës së saj në kuvend tregoi me gisht nga deputeti Korab Lita. Ky i fundit pretendon se është drejtuesi i grupit parlamentar ‘Demokrat’.Deputeti Lita mohoi të ketë kërcënuar deputeten Hajdari.

I ashtuquajturi grupi “Demokrat” përbëhet nga 9 deputetë të rinj të dalë nga listat e Partisë Demokratike, që nuk pranuan të zbatonin vendimin e partisë për të lënë mandatet.

Rreth 2 javë më parë, 7 prej 9 deputetëve, përfshi dhe Korab Litën, kërkuan shkarkimin e Hajdarit si kryetare e grupit dhe zgjedhjen e Litës në vend të saj.

Por më pas, deputetja Hajdari denoncoi se të paktën 2 prej deputetëve që fillimisht kanë firmosur pro shkarkimit të saj janë vënë nën presion nga Korab Lita dhe se më pas e kanë tërhequr firmën.

Zyrtarisht kryetare e grupit parlamentar ‘Demokrat’ vazhdon të mbetet Rudina Hajdari.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit