Gashi: Do takohemi me përfaqësuesit e Bosnjës, por taksa mbetet në fuqi

Mos i humb

Takimi me Bosnjë Hercegovinën në kuadër të CEFTA-s, nuk do të ndikoj në vendimin e qeverisë për taksën ndaj produkteve që vijnë nga ky vend.

Sipas zëdhënëses së Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, përgjigjja pozitive për tu takuar me Bosnjë Hercegovinën nuk ka të bëjë me heqjen e masës së vendosur muaj më parë.

“Bosnjë dhe Hercegovina ka paraqitur kërkesë për një takim mbi çështjet bilaterale në kuadër të CEFTA-s. Kosova i është përgjigjur në mënyrë pozitive dhe me gjasë ministri i Tregtisë së Kosovës do të marrë pjesë në një takim në Bosnje në fund të janarit. Ne do t’i dëgjojmë kërkesat e tyre, por gjithashtu do të mbrojmë qëndrimet dhe parimet e tona. Pra, nuk ka të bëjë me negociatat për këtë çështje, por Kosova do të mbrojë pozitën e saj dhe parimet përse imponoi një tarifë të tillë. Kosova është e detyruar të respektojë këtë formë të komunikimit brenda CEFTA-s “, tha Gashi për REL.

Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjë dhe Hercegovinës, Mirko Saroviq, bëri të ditur se pala kosovare, me kërkesë të Bosnjës ka pranuar negociatat bilaterale për heqjen e tarifës prej 100 % të mallrave nga Bosnja.

Ai theksoi se janë duke u përgatitur në nivelin e ekspertëve për të arritur një zgjidhje adekuate, por theksoi se nuk mund të parashikojë rezultatin.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë disa herë se tarifa do të hiqet vetëm nëse Bosnja dhe Serbia do ta njohin Kosovën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit