Gashi mohon të ketë përçarje në LDK, ja kujt ia hedh fajin

Mos i humb

Qëndrimet ndryshe të antarëve të Kryesisë së LDK-së, për iden e Hashim Thaçit për shkëmbime territoresh kanë ngjallur debat brenda për brenda partisë, derisa janë thelluar “përçarjet” me theks në mes të Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit, të cilët kanë përdorur edhe fyerja ndaj njëri tjetrit. Edhe pse zyrtarët e LDK-së, nuk pranojnë të ketë përçarje brenda subjektit të tyre, përplajse e dy “kokave të mençurve” të LDK-së, shpërfaqin “kaosin”, brenda këtij subjekti.

I pyetur nga Kosova Post, se si i komenton përplasje në mes të Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit, asambleisti i LDK-së Agim Gashi, ka mohuar të ketë pasur përplasje ndërmjet tyre, ndërsa i quan spekulime nga mediat.

“Jo këto janë komente të portaleve dhe gazetave mendime të ndryshme të njerëzve individëve dhe ato nuk vlejnë të komentohen”, u shpreh Gashi.

Ndërsa më tutje i pyetur se a ka përqarje brenda LDK-së, pas qëndrimeve të ndryshme lidhur me idenë e Hashim Thaçit pçr ridizajnim të kufijve,  Gashi mohoj të ketë një gjë të tillë duke shtuar se mund të ketë vetëm ide dhe mendime të ndryshme rreth temave, por asesi përçarje.

“Jo nuk ka përçarje brenda LDK-së, në asnjë nivel institucional çoftë në mes degësh çoft në mes strukturave të partisë nuk ka përçarje. Mund të ketë mendime të ndryshme rreth tema të ndryshme por përçarje nuk ka, dhe qështjet indivuiduale nuk mund të reflektojnë në nivel partiak”, tha Gashi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit