Gashi qeveritarëve në Pejë: U dokshi mirë o “burra” por duam rezultate konkrete

Mos i humb

Deputeti i Lidhjes Demokratike Arben Gashi, thotë se takimi i sotëm i qeverive shqiptare në Pejë, dukej mirë për nga pamja, por jo i prekshëm për sa i përket rezultateve të arritura deri më tani. Sipas tij Kosova dhe Shqipëria tashmë kanë bërë traditë takimet e përbashkëta që përfundojnë me simbole shqiponjash, por siç tha ai, qytetarët e të dyja vendeve ende nuk po shohin rezultate konkrete nga këto takime të përbashkëta.

Gashi në një bisedë për Kosova Post, ka komentuar takimin e Pejës ku sot dy qeveritë, ajo e Kosovë dhe Shqipërisë pas një takimi të përbashkët nënshkruan sërë marrëveshjesh. Sipas tij në takimin e qeverive shqiptare në Pejë përveç marrëveshjeve të firmosura sot është dashur që të kërkohet edhe një sqarim rreth implementimit të marrëveshjeve të më parshme Kosovë-Shqipëri .

“Kështu mu pa u dokshin mirë, dy qeveri në një vend, por qytetarët nga dy vendet nuk po shohin rezultate konkrete. Më shumë u pa si një Shoë politikë” vlerësoj Gashi.

I pyetur nga Kosova Post se a kishte ndonjë sinjal rreth bashkimit kombëtar pasi që qeveritarët e të dyja vendeve i dhanë frymë kuq e zi takimit të sotëm, Gashi tha se nga mbledhjet e përbashkëta deri më tani  nuk kemi parë ende rezultate konkrete. “Pa raport pune nga marrëveshjet paraprake nuk mund të flasim për bashkim kombëtar. Ka takime me simbole shqiponjash por nuk ka takime me rezultate të prekshme” shtoj Gashi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit