Kroacia e vë në “siklet” Kosovën, kërkon heqjen e taksës për këto produkte (VIDEO)

Mos i humb

Zyrtarë nga Kroacia nuk kanë komentuar taksën që Kosova i ka vënë produkteve serbe, por kërkuan nga  shteti i Kosovës që kjo taksë mos të vlejë për prodhimet kroate që prodhohen në Serbi e të cilat importohen nga atje për në Kosovë importohen nga Serbia.

Komisioni për Çështje Evropiane i Parlamentit të Kroacisë, i kryesuar nga Ivan Miloshviq, në kuadër të vizitës zyrtare në Kosovë ka mbajtur takim me Komisionin për Integrime Evropiane dhe Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike me të cilët ka biseduar për çështjet aktuale e me theks të veçantë liberalizimin e vizave ku edhe një herë kanë rikonfirmuar përkrahjen pro liberalizimit të vizave.

Blerta Deliu-Kodra, kryesuese e  Komisionit për Integrime Evropiane tha se gjatë këtij takimi, Kosovës iu konfirmua edhe njëherë mbështetja e shtetit të Kroacisë për Kosovën.

“Morëm rikonfirmim të plotë te Kroacisë në procesin e liberalizimit  të vizave, kjo u dhënë edhe më herët kur vota e Kroacisë ka qenë pro, i njëri mesazh ishte dhe sot Kroacia vazhdon të jetë mbështetëse për Kosovën e sidomos kur tani kemi nevojë për liberalizimin e vizave”, tha Deliu.

Ivan Milosheviq nga Komisioni për Çështje Evropiane i Parlamentit të Kroacisë tha se Kroacia është e interesuar të bashkëpunojë ekonomikisht me Kosovën dhe se do të vazhdoj përkrahja e tyre në procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin në organizatat evropiane.

“Kroacia jep që nga fillimi votën pro për integrimin e Kosovës në  institucionet evropiane. Na vjen keq që ndodhi ashtu votimi për Interpol, por Kroacia jep përkrahjen e vetë edhe për  liberalizimin që të ndodh sa më parë” tha Milosheviq.

Milosheviq është pyetur nga KosovaPost, për qëndrimin e Kroacisë ndaj taksës që Kosova i vuri mallrave serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës, ai nuk ka dashur të komentoj taksën prej 100% ndaj Serbisë. Sipas tij vizita në Prishtinë ka për qellim të shfaq interesat e Kroacisë që ka ndaj shtetit të Kosovës.

“Unë i prezantova interesat kroate dhe atë çështje ua lëmë dy vendeve politikës dhe regjimeve të doganave të bisedojnë bashkë Prishtinë dhe Beograd, dëshira jonë është për bashkëpunim ekomomik me Kosovën dhe ekzistojnë përjashtime lartësisë se doganave dhe kemi interes qe kompanitë kroate te jenë ne listën për përjashtime”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit