Gashi: Ta lirojnë vendin drejtorat e shkollave që nuk janë për atë pozitë

Mos i humb

Pas deklaratës së kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit lidhur me atë se janë bërë të gjitha përgaditjet për fillimin e vitit të ri shkollor në komunën e Prishtinës, LDK nuk është e pajtimit se gjendja e shkollave dhe e arsimit në Prishtinë është në nivelin e duhur.

Sipas asambleistit të LDK-së Agim Gashi gjendja e shkollave në komunën e Prishtinës nuk përkonë me atë se çfarë ka thënë kryetari Shpend Ahmeti, sepse gjendja reale qëndron ndryshe.

“Në mendojmë që kjo deklaratë e kryetarit të Prishtinës nuk përputhet me realitetin” kështu tha Gashi gjatë një conference për media, ku ndër të tjera ai paraqiti disa pika kryesore që tregojnë mosfunksionimin e shumë çështjeve në arsim.

Sipas tyre mbi tridhjetë pozita të drejtorëve kanë statusin e UD, pra në shumë shkolla dy e më shumë vite, drejtorët jan UD. Më tutje ai shtoi se në Kosovë ka shkolla ku dretjori mbahet si ushtrues detyre dhe se nuk i jepet asnjë sqarim konkurrentëve të rinj.

“Është i pashembullt ky rast, në Kosovë ka shkolla ku drejtori mbahet si ushtrues detyre nëse këto kuadra nuk e meritojn të mbajnë këto pozita atëherë duhet ta lirojnë atë vend asnjë sqarim nuk është dhënë se paku konkurrentëve dhe drejtorëve nuk përfundon me vite përzgjedhja e drejtorëve ku shembull eklantant është SHFMU “Ismail Qemali”ku drejtoresha është UD”, tha Gashi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit