Gati për fluturim, sot ngrihet në qiell sateliti i ri i motit

Mos i humb

Një satelit i ri europian që do të lëshohet gjatë së martës do të parashikojë më mirë stuhitë e papritura duke lejuar që shtetet të parapërgatiten për to.

Raketa Ariane do të ngrejë në qiell satelitin e motit Meteosat-12 i cili do të vëzhgojë Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, raporton “BBC”.

Është pajisja e parë hapësinore multi-miliarda Euroshe që ka një sistem vëzhgimi. E konsideruar si projekti më i rëndësishëm hapësinor i Europës, sateliti ka zëvendësuar një teknologji rreth 20 vjet më të vjetër.

Duke iu referuar përmbytjeve në Gjermani, Europë e Hollandë vitin e kaluar ku200 njerëz humbën jetën, drejtori i përgjithshëm i organizatës ndërqeveritare që menaxhon satelitët e motit, Phil Evans, u shpreh: “Vëzhgimet më të sakta, të shpeshta dhe relevante nga hapësira janë thelbësore për parashikime më të mira dhe paralajmërime që do të na lejojnë të pakësojmë dhe zvogëlojmë ndikimet e këtyre fenomeneve të ashpra të motit”.

Meteosat-12 do të dërgojë një panoramë të plotë të motit brenda 10 minutave, 5 minuta më shpejt se sa sateliti aktual. Ai do të arrijë të pikasë edhe karakteristikat më të imëta në atmosferë deri në 500 metra përgjatë saj dhe do t’i shohë në më shumë gjatësi valësh të dritës.

Agjenci kombëtare të parashikimit të motit si ajo e Mbretërisë së Bashkuar apo Francës do të shohin një ndryshim të madh në të dhënat që do të marrin prej satelitit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit