Gaza, protestë kundër “vendimeve të SHBA-ve”

Mos i humb

Në Gaza u protestua kundër vendimeve të SHBA-ve për njohje të Kudsit si “kryeqytet i Izraelit” si dhe për pezullim të ndihmave për Palestinën.

Me thirrje të Ministrisë Palestineze për Arsim Kombëtar, në Gaza u mblodhën dhjetëra persona të cilët protestuan para ndërtesës së ministrisë.

Në deklaratën zv/ministri Zijad Sabit, reagoi ndaj vendimit të SHBA-ve kundër Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë ndaj Refugjatëve Palestinezë (UNRWA).

Duke theksuar që shkurtimi i ndihmave të SHBA-ve do të ndikojë në masë të madhe te shërbimet e UNRWA-së ndaj refugjatëve palestinezë në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor, Siri, Liban dhe Jordani, Sabit shtoi: “Ky qëndrim i SHBA-ve, është një politikë për drejtim të busullës së UNRWA-së drejt vizionit të Izraelit”.

Sabit, apeloi deri te bashkësia ndërkombëtare për mbështetje financiare “për të plotësuar boshllëkun që” qeveria e SHBA-ve “ka lënë në thesarin e UNRWA-së dhe për të vazhduar shërbimin ndaj refugjatëve”.

Ndryshe, pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, për njohje të Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, në deklaratën e 16 janarit pati njoftuar që është pezulluar “pjesa prej 65 milionë dollarëve e ndihmës prej 125 milionë dollarëve për UNRWA-në me qëllim të rishikimit”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit