Gaza, protestë kundër vendimit të SHBA-ve për Kudsin

Mos i humb

Në Gaza janë mbajtur protesta kundër vendimit të paradokohshëmn të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”.

Palestinezët të cilët u mblodhën para Monumentit “Ushtari i Panjohur”, shpalosën pankarta me slogane kundër vendimit të SHBA-ve në lidhje me Kudsin.

Zëdhënësi i Unionit të Shoqatave Humanitare që e organizoi protestën, Reamiz el-Gurbavi, në fjalimin e mbajtur tha se “Vendimi i SHBA-ve për Kudsin është i paligjshëm, nuk mund të pranohet”.

Ai theksoi se nuk është e mundur që kjo çështje të trajtohet me Izraelin dhe se nuk do të bëjnë kompromis nga Kudsi i cili është “kryeqyteti i përjetshëm i Palestinës.

El-Gurbavi tha se nuk do të zbatohet ndonjë marrëveshje SHBA-Izrael e cila i shkel të drejtat e popullit palestinez.

Protestat për vendimin në fjalë të presidentit Trump vazhdojnë në shumë qytete të Palestinës në krye me Kudsin./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit