Logoja e re do të përdoret për Medaljen Presidenciale Jubilare

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social facebook ka bërë të ditur se është ndarë i kënaqur me përgjigjen pozitive të Këshillit Organizativ për ndryshimin e logos së dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës me një logo tjetër.

Ai poashtu ka bërë të ditur se logoja e re do të përdoret për të gjitha organizimet festive si dhe për Medaljen Presidenciale Jubilare.

Ja postimi i plotë:

Më vjen mirë që Këshilli Organizativ u është përgjigjur pozitivisht shqetësimeve të ngritura në publik rreth ngjashmërisë së logos së dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës me një logo tjetër dhe ka vendosur që të ndryshojë atë. Logoja e re do të përdoret për të gjitha organizimet festive dhe për Medaljen Presidenciale Jubilare./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit