Gaza, protestë në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara

Mos i humb

Në Gaza është mbajtur protestë me rastin e 3 dhjetorit, Ditës së personave me aftësi të kufizuara.

Personat me aftësi të kufizuara dhe të afërmit e tyre të cilët u mblodhën përballë Këshillit të Ministrave të Palestinës në Gaza, kërkuan nga qeveria e Palestinës që të përmbushin nevojat dhe të mbrojnë të drejtat e tyre.

Drejtori i Rrjetit të Organizatave Civile të Palestinës, Emxhed Esh-Sheva, organizatë e cila organizoi këtë protestë, gjatë fjalimit të tij tha se “Ne sot këtu u mblodhëm për t’i përmbushur kërkesat dhe të drejtat e vëllezërve tanë me aftësi të kufizuara”.

Ai vuri në dukje se qytetarët me aftësi të kufizuara në Gaza janë lënë shumë pas dore. Shevat tha se tani po paguajnë çmim të lartë si pasojë rrethimit të aplikuar nga Izraeli, i cili prapa ka lënë shumë njerëz me invaliditet. Ai shtoi se kushtet e jetesës së këtyre personave janë tragjike.

Sheva kërkoi nga qeveria e Palestinës që të përmbushë nevojat e personave me aftësi të kufizuara dhe t’i integrojë ata në shoqëri./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit