Gaza, vriten 3 protestues palestinezë nga forcat izraelite

Mos i humb

Gjatë protestave palestineze sot forcat izraelite hapën zjarr mbi turmën me ç’rast u vranë të paktën 3 palestinezë ndërsa qindra të tjerë u plagosën, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Palestinës.

Dhjetëra mijëra palestinezë u mblodhën sot përgjatë kufirit mes Rripit të Gazës dhe Izraelit, ku mbahen tubime përmes të cilave duan të shprehin të drejtën e tyre për kthyer në shtëpitë e tyre në Palestinën lindore.

Demonstratat masive synon gjithashtu të inkurajojë Izraelin që të heqë bllokadën e saj një dekadëshe ndaj enklavës bregdetare.

“Që nga mëngjesi spitalet në Rripin e Gazës, pranuan 3 persona të vrarë. Dy u sollën në spitalin evropian dhe i treti në Qendrën Shëndetësore Shifa. Të dy spitalet kanë marrë edhe dhjetra demonstrues të plagosur”, ka thënë Ashraf al-Qidra, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës.

Sot më herët nga predhat izraelite në zonat bujqësore të pjesës jugore të Rripit të Gazës u vra një fermer palestinez, ndërsa një tjetër u plagos.

Dëshmitarët për AA thanë se fermeri Omar Wahid Samour (28) nga qyteti Beni Suheila u vra në bombardimet izraelite ndërsa Ahmed Salim el-Shami (23) u plagos rëndë. Ata shtuan se të dy ishin duke punuar në një zonë pranë gardhit kufitar që ndanë Rripin e Gazës dhe Izraelin.

Bombardimi ndodhi vetëm disa orë para demonstratës së planifikuar palestinez të titulluar “Marsh i madh për kthimin” në kufirin e Rripit të Gazës dhe Izraelit.

Të gjitha fraksionet kryesore palestineze mbështetën tubimin paqësor gjatë së cilës ishte planifikuar që masivisht të mbledhen përgjatë kufirit lindor me Izraelin, e cila është e gjatë 45 kilometra.

Që nga viti 2007 Rripi i Gazës është nën bllokadën izraelite dhe egjiptiane e cila ka shkatërruar ekonominë duke lënë rreth 2 milionë banorë pa ushqimet elementare./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit