Grevë e Air France, anulohen 20 për qind e fluturimeve

Mos i humb

Kompania ajrore franceze Air France njoftoi se ka anuluar një të katërtën e fluturimeve për shkak të grevës njëditore të punëtorëve që kërkojnë rritjen e pagave.

Kompania franceze njoftoi se 20 për qind e fluturimeve të gjata u anuluan të premten dhe 30 për qind të fluturimeve të shkurtëra në ardhje dhe ikje nga aeroporti Charles de Gaulle në Paris.

Air France ka rekomanduar udhëtarët që të kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre përpara se të nisen në aeroport dhe u ofruan atyre ndryshimin falas të biletave.

Qëllimi i grevës është për të ushtruar presion ndaj menaxhmentit të kompanisë franceze për rritjen e pagave të punonjësve deri në 6 për qind.

Greva në Air France është vetëm një nga një sërë grevash që mbahen në Francë për shkak të planit të reformave ekonomike të Presidentit Emmanuel Macron, për çka është çrregulluar edhe trafiku hekurudhor, ajror si dhe funksionimi i shkollave dhe institucioneve të tjera publike./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit