Gazeta franceze “Le Monde” komenton “shitjen e suksesshme” të dronëve turq

Mos i humb

Gazeta franceze “Le Monde” shkroi duke komentuar “shitjen e suksesshme” të mjeteve të armatosura pa pilot (dronëve-SIHA) të prodhuar nga Turqia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në artikullin e saj, gazeta thekson se Turqia vitet e fundit industrinë e saj ushtarake e ka drejtuar në prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot dhe se ka rritur eksportin e saj gjithnjë e më shumë.

Dronët turq kanë arritur “shitje të suksesshme” pasi ato arritën sukses pas përdorimit të tyre në Siri, Libi dhe Malësinë e Karabakut thuhet në lajmin në të cilin theksohet se këto mjete kërkohen në ish-republikat sovjetike.

Më tej thuhet se mjetet ajrore pa pilot “efektive dhe jo të shtrenjta” që prodhohen nga kompania Baykar ndryshuan rrjedhën e konfliktit duke goditur tanket, mjetet e blinduara, depot e armëve dhe sistemet e mbrojtjes ajrore në 3 zona konflikti ku ato u përdorën në vitin 2020.

“Turqia në një periudhë në më pak se 10 vite u përfshi në mesin e prodhuesve më kryesorë për dronët siç janë SHBA-ja, Izraeli dhe Kina”, thuhet në artikullin e gazetës franceze në të cilin vihet në dukje se droni më i kërkuar Bayraktar TB2, mund të mbledhë informacione për pozicionin e forcave armike, mund të drejtojë avionët luftarakë drejt objektivit dhe mund të ndërmarrë sulme vetë falë 4 raketave të drejtuara me lazer që bart.

Ndër të tjera nënvizohet se sulmet e dronëve turq ‘SIHA‘ arritën suksese befasuese duke paralizuar sistemet kundër-ajrore të kushtueshme dhe të rënda ruse ‘Pantsir’ në Siri dhe Libi, si dhe raketat ruse ‘Iskander’ në Armeni.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit