Gazetat i bashkohet nismës së Boston Globe kundër akuzave të Trumpit

Mos i humb

Mbi 200 gazeta, në mesin e të cilave të përditshme kombëtare dhe javore lokale i janë bashkuar nismës së Boston Globe, për të publikuar editoriale në të cilat denoncojnë presidentin amerikan Donald Trump, i cili mediave u dha atributin e armikut të popullit.

The Globe mori përkrahje të madhe, pasi paraprakisht zëvendës kryeredaktorja Marjorie Pritchard lëshoi një apel si kundërsulm në luftën e fjalëve midis Trumpit dhe mediave.

Gazeta me seli në Boston thotë se në mesin e gazetave të cilat i janë bashkuar përpjekjes së Globe janë New York Times, Dallas Morning News, Denver Post, Philadelphia Inquirer dhe Chicago Sun-Times.

“Kjo lojë e ndyrë kundër lirisë së medias duhet të marrë fund”, thuhet në reagimin e Unionit të Redaktorëve të Lajmeve të postuar në blogun e tyre, ku shprehin solidarizim dhe mbështetje me nismën në fjalë.

Ndërsa gazetat në fjalë publikuan editoriale të veçanta, të gjitha përfunduan me të njëjtin mesazh: shtypi nuk është armik.

Tensionet mes Trumpit dhe mediave u shfaqën menjëherë pas zgjedhjes së tij. Një muaj pas marrjes së detyrës, ai postoi në Twitter diçka të cilën e quajti “lajm i rremë”.

“Mediat e lajmeve të rreme (dështimet @nytimes, @NBCNews, @ABC, @CBS, @CNN) nuk janë armiqtë e mi, janë armiqtë e popullit amerikan!” shkroi Trump shkurtin e kaluar.

Një analizë e CNN-it e publikuar në janar, flet se Trump ka përdorur shprehjen “fake”, (i rremë) ku u referohet lajmeve, mediave dhe sondazheve, të paktën 400 herë në fjalimet, intervistat dhe publikimet në Twitter gjatë vitit të parë të mandatit presidencial.

Kujtojmë se në gusht të këtij, korrespodenti i CNN-it, Jim Acosta, braktisi brifingun në Shtëpinë e Bardhë, pasi zëdhënësja Sarah Sanders, refuzoi të qortojë komentet e Trumpit në të cilat tha se mediat janë armiku i popullit.

Një sondazh i kryer në qershor nga ueb faqja për lajme, Axios, flet se 72 për qind e amerikanëve, thonë se mediat tradicionale qëllimisht bëjnë raportime të rreme ose mashtruese.

Zëvendës kryeredaktori i Globe, Marjorie Pritchard, shpreson se veprimi i gazetave do të ndihmojë në përpjekjet për të luftuar sjelljen që e promovon administrata Trump.

“Shpresoj që kjo të edukojë lexuesit për të kuptuar se sulmi mbi amendamentin e parë të kushtetutës është i papranueshëm”, tha ajo për Associated Press.

“Ne jemi një shtyp i lirë dhe i pavarur, është një nga parimet më të shenjta që mishërohen me kushtetutë”, tha ajo./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit