Gazi ia përkeqëson gjendjen Ramiz Kelmendit, por thotë se nuk dorëzohet

Mos i humb

Gazi lotsjellës siç duket ka ndikuar keq në shëndetin e deputetit të Kuvendit të LDK-së, Ramiz Kelmendi. Ai ka thënë se gjendja e tij shëndetësore është rënduar pak pas hedhjes së gazit. Megjithëkëtë, Kelmendi thotë se do të jetë në vazhdimin e seancës. “Nuk heq lehtë dorë”, thotë ai

“Më bëri dëm gazi. Ndikoi tek unë më shumë se herëve të tjera. Mbrëmë e përfundova dializën e sot menjëherë me gaz. Ta shohim tash. Megjithëkëtë unë do të jem në sallën e Kuvendit. Nuk dorëzohem lehtë”.

“Me tregu të drejtën, pas trajtimit të dializës jam pak ma i dobët. Nëse përsëri hedhet përsëri gaz, jom ma në qosh andej edhe dal më shpejt”, thotë Kelmendi, për Express. Kujtojmë se deputeti i LDK-së mbrëmë e përfundoi terapinë e hemodializës. Gjendja e tij shëndetësore nuk është shumë e mirë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit