Gazment Bardhi shpërthen nga foltorja kundër Braçes: Mbylle gojën gore

Mos i humb

Vijojnë tonet e forta në Kuvend. Pasi bllokoi për disa minua foltoren e Kuvendit, Gazment Bardhit i është dhënë fjala nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla.

Por duket se ka pasur kontestime nga ana e socialistëve.

“Mbylle gojën gore” ka shpërthyer Bardhi ndaj deputetit Erion Braçe.

“Rai3, telefonata e Ramës ndaj drejtori është një ndërhyrje e papërshtatshme në lirinë e medias. Vetë Rama ka pranuar telefonatën me drejtorin e RAIt duke thënë se ishte duke mbrojtur Agaçin, që Rai3 e cilëson si avokat të trafikantëve. Por e gjitha lidhet me dyshimet për përfshirjen e Olsi Ramës në trafik droge.

Ndërsa çështja e parë tashmë shqyrtohet nga drejtësia, kryeministri duhet të shpjegojë pse ka trajtuar median italiane njëlloj siç trajton median në vend, ku nuk la redaksi në ven po i telefonuar personalisht që të mos jepnin denoncim in ndaj vëllait të tij. Ndërhyrja cënon lirinë e medias, por dëmton imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Piktori Edi Rama e ka telefonuar drejtorin e RAIT me cilësinë si kryeministër, ka të bëjë me veprimtarinë e tij si kryeministër.”, tha Bardhi në fjalën e tij në Kuvend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit