GDP konfirmon emrin e partisë së re!

Mos i humb

12 deputetët e Grupit të Deputetëve të Pavarur do të formojnë një parti të re me emrin “Partia Social Demokrate”.

Këtë e ka konfirmuar për “Indeksonline” deputeti i këtij grupi, Fisnik Ismaili.

I pyetur se cili do të jetë emri i partisë, ai shkurtimisht ka bërë të ditur se është Partia Social Demokrate e Kaqusha Jasharit.

Ismaili ka dhënë përgjigje edhe për një logo që po qarkullon në media. Ai ka thënë se nuk ka asgjë përfundimtare dhe logoja që po raportohet të jetë e partisë, nuk është zyrtare.

“Nuk është jo, nuk ka kurgjo finale, janë duke punu”, është shprehur ai.

Ndryshe, Grupi i Deputetëve të Pavarur kanë rënë dakord me Kaqusha Jasharin që të marrin emrin e partisë së saj.

Ndryshe gjatë ditës së sotme janë bërë publike edhe logo e partisë së tyre.

Ligjvënësit e deri tash Grupit të Pavarur të Deputetëve, të pakënaqur nga Vetëvendosje, kanë shfrytëzuar interpelancën e thirrur nga ish-partia e tyre, për të diskutuar logon e re.

Fotografët e grupit KOHA kanë fokusuar me aparatët e tyre diskutimet në mes deputetëve për logon e partisë së re.

E nga ajo kuptohet se partia e re të cilën ata do ta krijojnë do të mbajë emrin Partia Social Demokrate.

Mirëpo finalizimi i kësaj partie duket se do të marr kohë, kjo ngase Shqipe Pantina nga ky grup ka thënë sot se vetëm në javët e para të janarit do bëhen të gjitha procedurat për ta zyrtarizuar partinë, emrin, kryetarin, regjistrimin e partisë dhe të gjitha procedurat tjera./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit