“Gërdeci”/ Shtyhet seanca ndaj Fatmir Mediut, ish-ministri nuk ishte i pranishëm

Mos i humb

Është mbajtur në GJKKO procesi për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu në lidhje me Gërdecin.

Ish-ministri Mediu nuk është paraqitur në sallë, i pranishëm është vetëm avokati mbrojtës Ardian Visha dhe avokati tjetër Henrik Ligori.

Gjykata relaton që në sekretarinë e gjykatës janë paraqitur pyetjet me shkrim për ekspertët, në total 113 pyetje, ndërkohë në seance nuk është paraqitur një nga ekspertet, Ymer Stafa, i cili ka njoftuar se nuk mund të jetë i pranishëm për arsye shëndetësore.

Seanca e radhës do të mbahet më 31 Korrik ora 09:00.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit