Gjatë aksionit kundër Boko Haram vriten 15 terroristë

Mos i humb

 

Së paku 15 pjesëtarë të organizatës terroriste Boko Haram janë vrarë, ndërsa 53 civilë janë liruar gjatë aksionit të përbashkët antiterrorist të forcave të sigurisë së Nigerisë dhe Kamerunit.

Zëdhënësi i ushtrisë nigeriane, Onyeama Nwachukwu, konfirmoi se ka filluar aksion i përbashkët i forcave të sigurisë së Nigerisë dhe Kamerunit në afërsi të liqenit Çad.

Forcat e sigurisë liruan 53 civilë, në mesin e të cilëve 16 fëmijë dhe 33 gra.

Civilëve të liruar u është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa Nwachuku thekson se gjatë aksionit është konfiskuar edhe një sasi e madhe e municionit.

Boko Haram është organizatë terroriste të cilin në Nigeri në fillim të vitit 2000 e themeloi ekstremisti Muhammed Yusuf për të luftuar të gjitha llojet e kulturës perëndimore, veçmas në sistemin arsimor të Nigerisë.

Yusuf nën rrethana të paqarta në vitin 2009 ndërroi jetë në burg, ndërsa Boko Haram për këtë shkak intensifikoi aktivitetet terroriste dhe u bë kërcënim global terrorist. Momentalisht vepron në Nigeri, Kamerun, Benin, Çad dhe Niger.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit