Një trup që besohet se i përket vajzës 18-vjeçare të manjatit britanik të teknologjisë, Mike Lynch, është gjetur në rrënojat e një jahti luksoz në brigjet e Siçilisë, që do të thotë se janë gjetur të gjithë pasagjerët e humbur.
Roja Bregdetare italiane tha se personi i gjashtë dhe i fundit i zhdukur u gjet në jahtin ”Bayesian”, i fundosur të premten.
Vincenzo Zagarola, i Rojes Bregdetare italiane, tha se kërkimi për Hannah nuk kishte qenë “i lehtë apo i shpejtë”, duke e krahasuar jahtin e fundosur me një “ndërtesë 18-katëshe plot me ujë”.
Lynch, vajza e tij Hannah, presidenti i bankës Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer, gruaja e tij Judy Bloomer, avokati i Clifford Chance, Chris Morvillo dhe gruaja e tij Neda Morvillo, humbën kur jahti u fundos rreth orës 05:00 të së hënës.
Pesë trupa janë sjellë tashmë në breg në fshatin e vogël të peshkimit Porticello, rreth 18 kilometra nga kryeqyteti sicilian i Palermos.
Nga 22 pasagjerët dhe ekuipazhi në bord, 15, përfshirë gruan e Lynch, Angela Bacares, u shpëtuan pasi u arratisën me një varkë shpëtimi.