Gjendje e jashtëzakonshme në SHBA, 16 të vdekur nga i ftohti polar

Mos i humb

Të paktën 16 persona e kanë humbur jetën nga dita e martë si pasojë e kushteve ekstreme të motit të ftohtë në SHBA.

Autoritetet amerikane kanë njoftuar se ky është dimri më i ftohtë në vitet e fundit në SHBA. Temperaturat polare kanë përfshirë pjesën më të madhe të SHBA-ve, ku ditët e fundit janë regjistruar temperatura rekord të ulëta.

Dëbora ka vazhduar të bie edhe të mërkurën, ndërsa është paralajmëruar për një stuhi të fortë të dëborës. Meteorologët stuhinë që pritet e kanë quajtur “ciklon bombastik” për shkak të shpejtësisë shumë të fuqishme me të cilën po përhapet duke paralajmëruar banorët të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) mbrëmë njoftoi se një stuhi do të sjellë breshër dhe reshje të borës në zonën nga Florida e Veriut në Karolinën e Jugut deri në New England./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit