Gjenerali turk Akar takohet me ministrin rus të Mbrojtjes

Mos i humb

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjenerali Hulusi Akar dhe kreu i shërbimeve inteligjente turke (MIT), Hakan Fidan, kanë zhvilluar një takim me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergey Shoygu, ku është diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë thuhet se në kuadër të kontakteve të tyre në Moskë, Akar dhe Fidan janë takuar me ministrin rus Shoygu.

Në deklaratë thuhet se takimi është realizuar në një frymë konstruktive. “Palët përveç zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, kanë diskutuar edhe për çështjet e partneritetit”, njofton Ministria ruse e Mbrojtjes./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit