Gjermani, dhuna policore ndaj turkut që reagoi ndaj mbështetësve të PKK-së

Mos i humb

 

 Qytetari turk Hakan Canik është dhunuar nga policia gjermane, pasi ai reagoi ndaj mbështetësve të organizatës terroriste të PKK-së në Solingen të Gjermanisë.

Thuhet se 44 vjeçari Canik, i cili është përballur me dhunën e policisë teksa kthehej në shtëpi pas pjesëmarrjes në përkujtimin e 25 vjetorit të masakrës së Solingenit, në një deklaratë për AA tha se ka marrë një raport për goditjet dhe se do të bëjë një ankesë ndaj përgjegjësve.

Duke vënë në dukje se nuk mund ta pranojë faktin që shteti i Gjermanisë mbron përkrahësit e organizatës terroriste, ai ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar ndaj tij nga policia e cila hesht përballë mbështetjes për terrorizmin.

“Reagova ndaj përkrahësve të organizatës terroriste. Më bënë me shenja dhe unë u përgjigja duke bërë shenjën e ujkut. Policët erdhën me vrap dhe në mënyrë të ashpër më thanë të largohesha. Reagova duke u thënë se janë të pranishëm posterë të PKK-së dhe Abudullah Ocalan-it të cilat janë të ndaluara. Në momentin që sapo kthehesha për t’u larguar më erdhi një polic i shkurtër nga prapa dhe më shtyu. Më pas erdhën edhe të tjerë. Unë reagova ndaj policëve ndërsa numri i tyre u rrit më shumë dhe më shtrinë përtokë. Mund të mbrohesha edhe më shumë por u ndala që situata të mos përshkallëzohej më tepër”, thotë Canik.

“Më shkelën këmbën, pavarësisht se u thoja të ndalnin. Nuk dëgjuan pavarësisht se u thashë ‘ndaluni se jam me astmë, kam probleme me frymëmarrjen‘. Më përplasën me kokën në tokë. Më lidhën duart dhe më vendosën në pjesën e pasme të automjetit. Pavarësisht se kisha probleme me frymëmarrjen u tallën me mua”, ka shpjeguar Canik dhunën e përjetuar nga policia.

Ndër të tjera Canik, i cili 3 vite më parë ka qenë kandidat i pavarur për kryetar bashkie në Solingen dhe që aktualisht është me detyrë në Partinë e Inovacionit dhe Drejtësisë (BIG) në Gjermani, thotë se do ta ndjekë deri në fund këtë ngjarje që ka përjetuar dhe se do të kërkojë deri në fund të drejtën e tij ligjore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit